Te Sokaku i të marrëve

Shkruan: Enver Sulaj

E di

Fjalët mund të zënë myk e gjuha të lidhet nyjë
Asgjë s’pipëtin sot as kur stuhia rrëzon malin
Ti vazhdo ritin e moçëm

Pa ditur se te Sokaku i të marrëve ne shohim veten
E gjunjtë na këputen e s’na mbajnë as kalldrëmet
As shkallët prej druri të kalbur

Ndër buzë më dridhet vargu e bimbashi bie përtokë
Kë të këndoj më parë Çerçiz Topullin, Musine Kokalarin…
Apo më mirë të pi një kafe me raki shtëpie
Aty në mes të tri rrugëve
Sa për të mbytur angështinë e mallit për ty

Po largohem e s’di vërtet a të pashë apo më bënë sytë
Rrugët s’paskan ndërruar emrat, as ngjyrat
Janë po ato-me madhështinë e çmendurinë

Herën tjetër
Do të rri më gjatë
Ta shoh edhe natën si të rri në trup

Gjirokastër, 3 maj 2015

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit