16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Nuk jemi vetëm

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka komentuar vënien e gurthemelit të Ambasadës Amerikane sot në Prishtinë, duke thënë se ajo është dëshmi që Kosova nuk është vetëm.

Ai ka shkruar në Facebook se Amerika do të jetë më prezente se kurrë fizikisht, me një kala të vërtetë të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë kosovarëve.

“Sot filluan punimet në ndërtesën e re të Ambasadës Amerikane. Para gati 20 vjetësh, kur u hap Zyra Amerikane e informimit në Arbëri të Prishtinës nga diplomati i parë i akredituar ndonjëherë në Kosovë Michael McClellan, kosovarët fituan një bastion të promovimit të lirisë dhe demokracisë, një shtëpi të shpresës se nuk jemi vetëm”.

“Shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë, përfshi edhe një luftë gjenocidale, por ja që sot Amerika do të jetë më prezente se kurrë fizikisht, me një kala të vërtetë të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë kosovarëve”.

“Urime U.S. Embassy Pristina, Kosovo për ?#?NewUSEmbPristina”, ka shkruar Thaçi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit