Është koha që Kosova ta ketë Universitetin e Teknologjisë Informative

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se është koha që Kosova ta ketë Universitetin e Teknologjisë Informative.

Ai këto komente i bëri në Forumin “Zhvillimi ekonomik përmes Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit”.

Veseli theksoi se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa përvetësim dhe përparim të teknologjisë së informacionit. Kreu i Kuvendit tha se teknologjia e informacionit tashmë është një domosdoshmëri, për faktin se zhvillimi i saj po ecën shumë shpejt dhe ne duhet t’i zëmë trendët e këtij zhvillimi.

Duke garantuar mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për çdo iniciativë të qeverisë e cila pretendon të nxisë zhvillimin e këtij sektori dhe t’i eliminojë barrierat eventuale, kryeparlamentari Veseli vlerësoi se me një bashkim të forcave të të gjitha palëve: institucioneve, sektorit privat dhe donatorëve, mund të bëhet më tepër në këtë drejtim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se është koha që Kosova ta ketë Universitetin e Teknologjisë Informative.

Në këtë funksion, kryetari Veseli propozoi që Objekti i Kuvendit në Gërmi t’i dorëzohet sektorit të TI-së, për t’u shndërruar në Universitet të Teknologjisë Informative.

“Mbështetja për këtë fushë tejet të rëndësishme, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, me theks për rininë, do ta ketë mbështetjen time të plotë në vazhdimësi”, tha kryetari Veseli. /Telegrafi/

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit