10.3 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Provimit të maturës, do t’iu nënshtrohen 32 mijë maturantë

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror e Maturës, Azem Guri, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se, gjatë këtij viti, provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen rreth 32 mijë maturantë.

Ai ka theksuar se 28 mijë maturantë janë të rregullt në sistem, ndërsa pjesa tjetër janë maturantë të cilët nuk e kanë kaluar provimin gjatë viteve të mëparshme.

“Provimi shtetëror i maturës, do të mbahet më 6 qershor, pjesa e parë, ndërsa më 20 qershor, pjesa e dytë. Në pjesën e parë maturantët do tu nënshtrohem testeve nga lëndët e përgjithshme, ndërkaq në pjesën e dytë, ata do t’iu nënshtrohen testeve nga lëndët zgjedhore”, ka theksuar Guri.

Ai më tutje ka sqaruar se projektligji i cili parasheh që pragu i kalueshmërisë, të shndërrohet në prag ta arritshmërisë, për provimin shtetëror të maturës është në duart e deputetëve të Kosovës.

“Nëse deri në fund të majit kalon ky projektligj, kjo gjeneratë e maturantëve do t’i nënshtrohet provimit me pragun e ri, atë të arritshmërisë. Sa i përket përgatitjeve për provimin e maturës, jemi duke i kontaktuar drejtorët e të gjitha shkollave, sepse jemi të fokusuar që çështjen e administrimit (si pikë të dobët) ta fuqizojmë më tepër”, ka shtuar Guri. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet një person në Dragash pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait

Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Policia e Kosovës në raportin 24 orësh...

Suada Hallaqi jep dorëheqje nga AAK-ja pas koalicionit me VV-në në Prizren

Suada Hallaqi ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, pas koalicionit që kjo e fundit bëri në Lëvizjen Vetëvendosje. Hallaqi,...

Lajmet e Fundit