Zbogar: Duhet të nxirret e vërteta ndaj akuzave për krime lufte

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se Kosova nuk duhet të bëhet rutinë e diskutimeve në Këshillin e sigurimit dhe as të kthehet në kohën e para përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, por të themelojë vetë Gjykatën Speciale.

Zbogar, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se gjatë një ligjëratë të mbajtur me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike, ka bërë të qartë nevojën për themelimin e gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës, në mënyrë që siç ka thënë ai, të nxirret e vërteta për akuzat e ngritura për krime lufte, transmeton lajmi.net

Procesi i liberalizimit të vizave dhe sfidat e Kosovës që shoqërojnë këtë proces ishin po ashtu temë që Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, ka pasur me studentët e Universitetit të Prishtinës.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit