2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Kryeprokurori i shtetit jashtë KPK-së

Përbërja e Këshillit Prokurorial është diskutuar nga njohës të çështjeve të drejtësisë, anëtarë të Komisionit për legjislacion, si dhe nga vetë përfaqësues të Prokurorisë së shtetit. Sipas prokurorit të PRSK –së, Besim Kelmendi, KPK –ja është më mirë që të ketë 13 anëtarë sesa 14, duke eliminuar vetë kryeprokurorin e shtetit, për shkak se kryeprokurori Aleksandër Lumezi tha se nuk mund të jetë pjesë e Këshillit, pa pasur të drejtë vote në Këshill.

 “Ka mundësi që vetë prezenca e tij të duket si një ndikim te prokurorët e tjerë, sepse janë dhjetë anëtarë që janë prokurorë. Por, nëse mbeten 14 anëtarë, atëherë është mirë që  t’i jepet e drejta e votës”, ka arsyetuar prokurori i PRSK –së, Besim Kelmendi. Por, eksperti i çështjeve juridike, Fisnik Korenica, ka paralajmëruar që të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që të mos krijojnë ndarësi dhe përplasje mes KPK –së dhe institucionit të prokurorit të shtetit. “Duhet të jemi të vëmendshëm se mos duke nxjerrë kryeprokurorin jashtë Këshillit, po i ndajmë së tepërmi këto dy institucione.

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy...

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit