Specialja, para të martës në Kuvend

Kuvendi i Kosovës pritet që më së largu deri të hënën ta ketë para vetes çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të luftës së UÇK-së.

Edhe pse zyrtarisht Kuvendi i Kosovës nuk ka njoftuar se kur do të thërrasë seancën plenare për çështjen e gjykatës, megjithatë burimet e “Zërit” konfirmojnë se ajo do të mbahet përfundimisht para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së e parashikuar për të martën më 26 maj.

Por, ajo që dihet, është se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur për sot (e premte) në orën 11 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku do të vendoset nëse seanca e jashtëzakonshme për Specialen do të mbahet po të njëjtën ditë pasdite, apo edhe të hënën.

Njëri nga shefat e grupeve parlamentare i ka konfirmuar gazetës thirrjen e mbledhjes së kryesisë nga kryetari i Kuvendit, pa ndonjë material paraprak, por që iu thënë se aty do të njoftohen për arsyet e thirrjes së kësaj mbledhjeje.

“Po na ka thirrur kryetari për nesër në orën 11 në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, të gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe anëtarët e Kryesisë, edhe pse nuk na ka dërguar ndonjë material paraprak. Por, aty na është thënë se do të njoftohemi për arsyet e thirrjes së kësaj mbledhjeje dhe materialin. Sigurisht se thirrja e kësaj mbledhjeje “speciale” ka të bëjë me amendamentet për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë njëri nga nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. ..

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit