Rrahje masive mes dy familjeve në Billushë të Prizrenit

Në fshatin Billushë të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident e rëndë, me ç’rast ka pasur rrahje masive ndërmjet familjes Gashi dhe asaj Shala, bën të ditur zyrtari për informim i policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi.

Sipas tij, në këtë përleshje ka pasur edhe të lënduar, ku njëri nga të involvuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në spital.

Gashi nuk bëri të ditura arsyet që kanë rezultuar me këtë konflikt ndërmjet dy familjeve, por sipas disa burimeve të Televizionit të Prizrenit nga ky fshat, bëhet e ditur se shkak i kësaj përleshje masive kanë qenë mosmarrëveshjet pronësore ndërmjet familjes Gashi dhe asaj Shala. /TV Prizreni/

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit