Kuvendarët e papërgjegjshëm të Prizrenit, ikën nga Kuvendi

Kuvendarët e Komunës së Prizrenit e kanë bërë praktikë që të mos qëndrojnë deri në fund të seancës së Kuvendit. Pasi i “recitojnë” fjalimet e shkruara në shtëpi, ata ikin nga seanca.

Fotografia e postuar nga përfaqësuesi i KDI-së, Naim Cahanaj në Facebook, tregon qartë se sa të papërgjegjshëm janë kuvendarët e Prizrenit.

“Sot, Kuvendi i Konunës së Prizrenit mbajti seancën e radhës. Papërgjegjshmëria e anëtarëve të këtij institucioni verehet mospranin e tyre deri në fund të sesionit, duke mos pasur durimin që të jenë pjesë e diskutimeve të pikave të fundit të rendit të ditës”,shkruan Cahanaj.

“Anëtaret e këtij institucioni jo që nuk kanë gadishmërin të mbikëqyrin Ekzekutivin e Komunës në implementim të politikave, por nuk e kanë durimin të rrinë deri në fund”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit