Begaj: Jemi në fazën finale të përgatitjeve për shënimin e festave

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj tregon se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për shënimin e 16 vjetorit të çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve në këtë qytet.

“Ne jemi në vigjilje të festës dhe në përfundim të finalizimit të të gjitha aspekteve teknike të organizmit dhe shënimit të 16 Qershorit”, tregon Begaj.

Po ashtu Këshilli Organizativ dhe Këshilli i Drejtorëve i kanë harmonizuar të gjitha aktivitetet të cilat të zhvillohen gjatë këtyre ditëve, duke filluar me pritjen e mysafirëve dhe të qytetarëve, zhvillimin e aktiviteteve të cilat janë paraparë të mbahen, e deri në përfundimin e tyre/PrizrenPress.com/ .

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit