Julia Keseru: Pushtetarët në asnjë shtet nuk dënohen

Përfaqësuesja e OJQ-së “Sunlight Foundation” në SHBA, Julia Keseru tregon se pushtetarët në asnjë shtet në botë nuk dënohen gjatë mandatit. Ajo thotë se dënimi i tyre vije, pas përfundimit të mandatit.

“Politikanët nuk dënohen askund deri sa janë në pushtet. Burgimi i tyre vije pasi të ndërrohet pushteti”, tregon ajo.

Keseru në një prezantim para anëtarëve të Forumit Transparenca në Prizren, ka treguar për rolin që shoqëria civile mund të luajë në parandalimin e korrupsionit dhe fenomeneve të tjera negative të pushtetit.

Sipas saj, të gjitha shtetet që kanë dalë nga komunizmi kanë pasur probleme me fenomenin e korrupsionit.

“Përballja e gazetarëve dhe shoqërisë civile me fenomenet negative të pushtetit është e njëjtë”.

Keseru tregon se edhe në SHBA bizneset kanë ndikim te pushtetarët.

“Në zgjedhje kandidatët pranojnë oferta nga bizneset, kurse pas zgjedhjeve të tyre ata i shpërblejnë”, tregon ajo. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit