3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Molliqaj: Pa UÇK-në nuk do të kishte NATO, Kosova nuk është sovrane

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Vetëvendosjes, tha se çlirimi i Kosovës ka ardhur si përpjeke e vazhdueshme e popullit shqiptar.

“Kjo përpjekje ishte ajo që vetëdijesoi të gjithë, dhe pa këto përpjeke nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të kishte NATO në Kosovë”, tha Molliqaj në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

“Jemi shumë mbrapa në krahasim me projektimet që i kemi bërë si shoqëri. Shteti i Kosovës nuk është i pavarur. Nuk është sovrane, sepse nuk kemi sovranitet të shtrirë dhe nuk është demokratike, sepse kemi grupe që e kanë kapur shtetin. Kemi edhe ndërhyrje nga jashtë”, tha ai.

“Një pjesë të sovranitet e ka NATO dhe EULEX, pjesë tjetër Serbia, kurse një pjesë institucionet kosovare”, tha ai.

Ai tha se projekti i shtetndërtimit të Kosovës nuk është kryer me 12 qershor, edhe pse forcat ushtarake kishin çliruar vendin.

“Projekti i shtetndërtimit nuk kishte përfunduar, prandaj është themeluar Lëvizja Vetëvendosje”, tha Molliqaj.

Ai tha se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në një seancë parlamentare ku tentohet të bëhet me njëansime politike.

“Blerim Latfi, këshilltari i kryeparlamentarit, është vetëm një zgjatim i Kadri Veselit, i cili është një figurë kriminale”, tha ai. /Klan Kosova/

Më Shumë

Viti i humbur dhe “epopeja” mashtruese e A.K

Arben Veselaj Kosovën e zunë sërish ethet e fushatës zgjedhore këtë fundvit, kapluar nga mjegullat dhe rrethuar nga të panjohurat. Edhe kësaj here, si prej...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit