Hapet Panairi i Librit në Prizren

I vendosur tek Sheshi i Dëshmorëve në qendër të qytetit te Prizrenit, afër shatërvanit, mes datave 30 korrik (sot) dhe 4 gusht do të mbahet Panairi i Librit në Prizren, organizuar për herë të parë nga Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale – IKKS.

Fisnik Bajrami, koordinator i panairit, tregoi për KosovaLive se përveç shitjes së librave, në kudër të këtij panairi do të mbahen edhe tri promovime librash në një plato të hapur buzë lumit.

“Më datën 30 korrik në ora 20:30 në kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës do të promovohet libri i Gafur Kaçanikut “Historia e futbollit në Prizren”, më datën 31 korrik në ora 20:30 në vendin e njëjtë do të promovohet libri më i ri i autorit prizrenas Ndriçim Ademaj “Këngë nga rruga e farkatareve” dhe më 3 gusht në kohë dhe vend të njëjtë do të promovohet libri i fundit i autorit Milazim Krasniqi “E kujt është kjo kulturë”, tregoi ai.

Në këtë panair do të marrin pjesë 20 shtëpi botuese nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Turqia dhe disa librarë.

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit