6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Zafir Berisha: Remzi Ademaj ra në pritë nga bashkëpunëtorët serbë

Ish- komandant i UÇK-së, Zafir Berisha ka kujtuar rënien e dëshmorit Remzi Ademajt.

Ai thotë se Remzi Ademaj ra në pritë para 17-të vitesh nga bashkëpunëtorët serbë.

“Para 17 vitesh me 15.08.1998 me ndihmën e bashkëpunëtorëve serbe, në fshatin Nashec bie në pritë të forcave serbe komandat Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja”, kujton Berisha.

“Xhevet Berisha me luftë e shpërthen priten e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rende Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së”.

“Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe “Shqiponja”, i cili me ndihmën e fshatarve të fshatit Nashec në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë në Malësi të Vrrinit”.

“Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në, kur ishte duke i bërë transformimi i ushtrisë nga Njësite dhe Shtabe Lokale ne Brigada dhe Zona Operatve”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’: Rahoveci 029 siguron mbijetesën në Superligë

Në një përballje dramatike të zhvilluar në Suharekë, Rahoveci 029 ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Ylli, duke triumfuar pas vazhdimeve me...

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress. Në këtë...

Lajmet e Fundit