Shenjëzohen rrugët në komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka filluar projektin për shënjëzimin vertikal dhe horizontal të rrugëve në qytet dhe nëpër fshatra, deri të fillimi i këtij projekti ka ardhur pasi që është vërejtur se ka pasur mungesë në shenjëzimin e rrugëve dhe udhëkryqeve, projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Zbatimi i këtij projekti është duke u bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit.

Drejtori Feim Fetoshi tha se projekti për shenjëzim është në vazhdim e sipër dhe në këtë projekt është bërë shenjezimi vertikal dhe pjesërisht horizontal në qytet dhe ka mbetur për tu bërë shenjezimi vertikal në udhëkryqe.

“Deri më tani ka përfunduar shenjëzimi në rrugët e qytetit të Rahovecit siç janë: Rruga “Xhelal Hajda Toni”, rruga “Gezim Hamza Piktori”, rruga “Sylejman Vokshi”, rruga “Xhevat Kasapi”, rruga “Abdulla Bugari”, rruga “Fitim e Enver Duraku”, rruga “Halil Hamza”,rruga “Kuvendi i Lezhës”, rruga “Sadedin Hajda”, rruga e “UÇK-së”, rruga “Mizahir Isma”. Kurse sa i përket shenjëzimit të udhëkryqeve pritet që të shenjëzohen udhëkryqet në fshatrat Ratkoc-Vrajak-Bratotin, Fortesë-Sopniq-Potoqan i Ulët dhe udhëkryqi në fshatin Celinë”, tha Fetoshi.

Ky projekt, sipas Fetoshit, nuk është përfunduar pasi që operatori i cili është duke e kryer shenjëzimin, do të bëjë shenjëzimet horizontale të vendkalimeve për këmbësor, oazat në udhëkryqe dhe vijat në mesin e rrugëve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Lajmet e Fundit