SHBA përgëzon Kosovën dhe Malin e Zi për demarkacionin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Qeverinë e Kosovës dhe të Malit të Zi për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet dy shteteve.
Në një komunikatë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, e cila i referohet edhe nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, thuhet se këto marrëveshje do të kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe në avancimin e rrugës integruese euroatlantike të rajonit, transmeton Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qeveritë e Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH), Kosovës dhe Malit të Zi, për nënshkrimin e marrëveshjeve për shënjimin e demarkacionit të kufijve ndërkombëtarë ndërmjet BiH dhe Malit të Zi, si dhe ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Këto marrëveshje, të nënshkruara gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, do të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe do të avancojnë progresin e rajonit drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve./Telegrafi/

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Lajmet e Fundit