Fati i juaj në dashuri parashikohet që kur keni lindur

Jeta juaj e dashurisë është e paracaktuar prej momentit të lindjes suaj. Se sa fat do të keni në dashuri varet prej faktit se a jeni fëmija i parë, i mesëm apo i fundit e familjes.

Dr. Kevin Leman, i cili punon në këtë temë, ka zbuluar se lidhjet e atyre të cilët janë, për shembull, fëmija i parë në familje, janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Më poshtë do të ju shpjegojmë për karakteristikat e secilit veç e veç.

Në qoftë se jeni fëmija i parë në familje – jeni lider dhe organizator i mirë. Ndonjëherë dini t’i nevrikosni partnerët e juaj. Partnerët presin nga ju të jeni më spontanë dhe më realistë për gjërat në jetë. Më shumë do t’ju konvenojë një lidhje me person i cili është fëmija e fundit në familje.

Në qoftë se jeni fëmija i mesëm në familje – mund të jeni pak konfuz dhe të pasigurt në vete gjatë kohës derisa rriteni. Mirëpo, kur të arrini moshën e pjekurisë, jeni një partner i shkëlqyeshëm të cilit çdokush mund t’i besojë. Më e mira është se nuk jeni i/e lazdruar që do të thotë se nuk keni kërkesa ekstreme. Nuk dëshironi konflikte dhe shpeshherë jeni shumë të fshehtë. Për një lidhje të shëndoshë, më shumë ju konvenon partner i cili është fëmija i mesëm ose më i vogël në familje, e jo i pari, pasi nuk dëshironi që të dominojë mbi ju, ashtu siç kanë dominuar vëllezërit dhe motrat e juaja.

Në qoftë se jeni fëmija i fundit në familje – dëshironi çdo gjë interesante në jetë. Jeni person i lumtur dhe karizmatik. Kursimi nuk është ana e juaj më e mirë. Nuk dëshironi që dikush tjetër t’ua organizojë kohën dhe jetën. Zakonisht, dini të jeni manipulues që çdo gjë të shkojë sipas dëshirave tuaja, për çka mund t’i largoni personat e rëndësishëm nga jeta juaj. Për lidhje, ju konvenon dikush që është fëmija më i madh ose i mesëm, pasi që ju nevojitet dikush që do t’ju mbajë në tokë.

Më Shumë

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Lajmet e Fundit