Opozita bashkohet në një front

Oferta e liderit të “Nismës”, Fatmir Limaj, për të krijuar një front opozitar kundër Qeverisë tashmë ka gjetur mbështetjen e dy subjekteve tjera opozitare, AAK-së dhe “Vetëvendosjes”, ndërsa ende nuk është konfirmuar mbështetja nga shoqëria civile.

Madje tri subjektet opozitare, LVV-ja, AAK-ja dhe “Nisma”, konsiderojnë se koalicioni qeverisës PDK-LDK është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, prandaj, sipas tyre, vendin e shpëton vetëm rrëzimi i Qeverisë.

Kreu i “Nismës”, Fatmir Limaj, ka thënë se zhvillimet e fundit tregojnë se gjendja në Kosovë nuk ka qenë më e keqe asnjëherë që nga paslufta.

Shteti, sipas tij, po rrënohet për çdo ditë, prandaj sipas Limajt duke qenë para një situate të tillë, “ të gjithë duhet të bashkohen për ta ndalur këtë të keqe që po i bëhet Kosovës”.

“Ndalja e rrënimit të mëtutjeshëm të shtetit tonë është e mundshme vetëm përmes një fronti të përbashkët opozitar. Me këtë front opozitar nënkuptoj jo vetëm partitë opozitare, por edhe shoqërinë civile, intelektualë, studentë, punëtorë, të papunë dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë të angazhohen për të ndalur rrënimin e shtetit para syve tanë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”. /Zëri/

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit