Rexhaj: Rigjykimi i Mujës, tregon se drejtësia është në funksion të krimit

Kuvendari i VV-së në Prizren Arbër Rexhaj ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, për rigjykim të Ramadan Mujës, tregon se drejtësia është në funksion të krimit në Kosovë. Sipas tij, me këtë aktgjykim kanë pësuar qytetarët e Prizrenit.

Postimi në Facebook

Fatkqesisht sot Gjykata Themelore ne Prizren do ta pranoj vendimin e Mujes per rigjykim .Keshtu qe do te ndodhte e kam ditur dhe e kam theksuar gjithandej sepse sistemi i drejtesise eshte i kapur dhe i politizuar. Qe politika do te nderhynte nuk kemi pasur dyshim. Mirepo ne qytetaret jemi ata te cilet do ta pesojme me se shumti. Edhe nje gje duhet ta theksoj. Kur Muja atekohe u shpall i fajshem partite politike benin sikur donin ta shtyenin Mujen permes protestave ne doreheqje.

Madje, ai nga paniku leshoi nje leter sipas se ciles nuk do t’i ushtronte funksionet publike. Por u ndal protesta PDK-ja dhe partite tjera iu rikthyen rutines. Vetem atehere Muja do te jepte doreheqje.

Me nje organizim qytetar dhe me nje bllok opozitar! Kjo nuk ndodhi.

Drejtesia edhe njehere tregoi se eshte ne funksion te krimit dhe assesi ne krahun e rendit dhe ligjit.

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit