24.5 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025

Dosja e krimeve të luftës në Malishevë, i dorëzohet IHKLK-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pas takimeve paraprake, sot edhe zyrtarisht, i ka dhënë Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, dosjen e krimeve, dëmeve, krimeve dhe të gjenocidit të ushtruar në Malishevë, gjatë viteve 1998-1999, të kryera nga ushtria, policia dhe paramilitarët e shtetit serb.

Për këtë qëllim, kryetari Begaj, sot ka pritur në një takim pune, zyrtarin e lartë të këtij institucioni, Abedin Selimaj, të cilit edhe ja ka dorëzuar dosjen që dëshmon për krimet e luftës në territorin e Komunës së Malishevës.

Në këtë dosje, përfshihen, të vrarët, të zhdukurit, masakrat, dëmet në ekonomitë familjare, dëmet në institucionet publike dhe dëmet në sektorin e biznesit.

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë është institucion publik hulumtues me qëllim të mbledhjes, sistematizimit, përpunimit dhe publikimit të dhënave për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera në Kosovë gjatë vitit 1998, deri në qershor të vitit 1999 dhe vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtiu me armë në aheng familjar në Prizren – arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person që ka shtënë me armë në një aheng familjar në Prizren. Policia ka njoftuar se pistoleta është...

Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve në rastin e dyshimeve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie...

Lajmet e Fundit