13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Komuna e Malishevës miraton projekt-rregulloren për ndarjen e subvencioneve dhe transferëve

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi i saj, Aziz Thaçi, sot ka vazhduar pjesën e dytë të mbledhjes së tetë të këtij viti, ku ka shqyrtuar raportin e dy drejtorive komunale për vitin 2015, ka miratuar projekt-rregulloren për ndarjen e subvencioneve dhe një kërkesë të parashtruar nga drejtoria për Urbanizëm.

Fillimisht gjatë kësaj mbledhje drejtori për Ekonomi dhe Financa Vesel Krasniqi, ka raportuar për raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2015, ku më pas është shqyrtuar nga ana e anëtarëve të KK-së, pastaj është shqyrtuar edhe raporti i DKA-së të të njejtës periudhë ku raportin e prezantoi drejtoi i Drejtorisë për Arsim, Blerim Thaçi.

Po ashtu, KK i Malishevës ka shqyrtuar dhe miratuar me shumicë votash edhe projekt-Rregulloren për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve, pastaj është miratuar edhe kërkesa e parashtruar nga drejtoria për Urbanizëm, për lirimin nga taksat për leje urbanistike, për të gjithë fermerët, jo vetëm për ata qe marrin subvencione por për se cilin që ka për qellim te ngrisë një fermë duke respektuar rregullat dhe ligjet të lirohen nga taksat për ndertim.

Më Shumë

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj. Palokaj aktualisht mban dy tituj...

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë. Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit