9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Një zbulim i bujshëm mbi paraardhësit e njerëzve

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re të ngjashme me njerëzit në një sistem shpellash në Afrikën e Jugut.

Zbulimi i 15 skeletëve të pjesshëm është më i madhi i këtij tipi në Afrikë.

Sipas BBC, shkencëtarët thonë se ky zbulim do ndryshojë idetë tona në lidhje me paraardhësit e njerëzve.

Studiuesit thonë se të dhënat tregojnë se këta individë ishin në gjendje për sjellje rituale.

Ata ende nuk mund të përcaktojnë se sa gjatë kanë jetuar këto krijesa, por udhëheqësi i ekipit, profesor Lee Berger tha për BBC se mendohet se ata mund të jenë të parët e llojit tonë (genus Homo) dhe mund të kenë jetuar në Afrikë rreth 3 milionë vjet më parë.

Të quajtur “naledi”, këto krijesa mund të jenë ajo që quhet edhe lidhja e munguar, ose ndryshe ‘ura’ mes primatëve primitivë dhe njerëzve.

Profesor Chris Stringer nga “Natural Histori Musem” thotë se ky zbulim është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

“Ajo që ne po shohim është se ka gjithmonë e më shumë specie që sugjerojnë se natyra po eksperimentonte se si të evoluonte njerëzit, duke rritur disa krijesa të ngjashme me njerëzit, në mënyrë paralele, në vende të ndryshme të Afrikës. Vetëm një linjë mbijetoi përfundimisht, duke sjellë rritjen tonë,” tha ai.

Homo naledi nuk janë si të tjerët njerëz primitivë të gjetur në Afrikë.

Ata kanë një tru të vogël, sa i një gorillë, dhe legen e shpatulla primitive.

Por kanë një kafkë më të avancuar, dhëmbë relativisht të vegjël, këmbë të gjata karakteristike dhe shputa moderne.

Eshtrat e zbuluara janë në gjendje shumë të mirë, ndërsa për të hyrë në ‘dhomën’ ku ishin varrosur u desh të përdoren gra me trup të vogël.

Më Shumë

Artan Abrashi dhe AAK-ja nënshkruajnë marrëveshje koalicioni për qeverisjen lokale në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për...

Kontrabandë mallrash nga Pogaj i Shqipërisë drejt Gorozhubit të Kosovës, ndalohet tregtari 43-vjeçar

Kontrabandonte veshje nga Shqipëria drejt Kosovës, procedohet penalisht tregtari 43-vjeçar i dyshuar në Kukës. Policia Kufitare e Morinës ka zbuluar rastin teksa intensifikoi kontrollin në...

Lajmet e Fundit