KQSHM: Nuk ka ulje të kriterit të kalueshmërisë në Provimin e Maturës

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka bërë të ditur se nuk do të ketë ulje të kriterit të kalueshmërinë në Provimin e Maturës, pra pragu i kalueshmërisë mbetet i njëjtë, pra 50 për qind, ose 100 pikë.

Ky njoftim nga KQSHM vjen menjëherë pas disa raportimeve se do të ketë ulje të kriterit të kalueshmërisë, transmeton zeri.info.

Ky Komision, i ka bërë thirrje të gjitha drejtorive komunale të arsimit që të mos bien pre e këtij lajmi të pavërtetë.

Njoftimi i plotë i KQSHM-së:

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), pas mbledhjes e mbajtur sot, njofton se nuk ka ulje të kriterit të kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore 2015.

Duke qenë se gjatë ditës kanë qarkulluar të pavërteta lidhur me pragun e kalueshmërisë, sidomos në rrjetet sociale, KQShM bën të ditur se pragu i kalueshmërisë mbetet i njëjtë, pra 50 për qind, ose 100 pikë.

Kryetari i KQShM-së, Azem Guri iu bën thirrje drejtorive komunale të arsimit dhe drejtorëve të shkollave që të mos bien pre e kësaj të pavërtete. Çdo veprim që është jashtë rregullave të përcaktuara nga KQShM, nuk do të jetë i vlefshëm. /ZËRI/

Më Shumë

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit