Minxhozi përkrah konferencën me gazetarë nga 23 vende të botës në Prizren

Në orët e para të ditës së sotme, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, është takuar me drejtorin për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Prizren, Mensur Bytyçi, nga i cili është informuar për iniciativën e mbajtjes së konferencës me gazetarë nga 23 shtetet më të fuqishme ekonomike të botës në Prizren.

Konferenca ka për synim promovimin e turizmit në komunat e regjionit të Prizrenit.

Me këtë rast, ambasadori Minxhozi, e vlerësoi të rëndësishme këtë iniciativë të këtij dikasteri dhe shprehu besimin se konferenca në fjalë do të jep efektin e vet jo vetëm për Prizrenin dhe Kosovën, por edhe më gjërë.

Përveç ambasadorit Minxhozit, në takimin e sotëm, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të komunave të rajonit të Prizrenit, në kuadër të përgatitjeve për organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje të rëndësishme në promovimin e turizmit, dhe jo vetëm, e cila pritet të mbahet në fund të muajit tetor. /Tv Prizreni

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit