12.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Vataj e Gashi zhvilluan një vizitë në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia në Itali

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj dhe Kryesuesi i Këshillit Drejtues  Bekim Gashi, të hënën kanë zhvilluar një vizitë në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia në Itali, të shoqëruar edhe nga Festim Tafolli, student i këtij universiteti, ku janë pritur nga struktura të larta drejtuese të këtij Universiteti prestigjioz evropian.

Në parim gjatë kësaj vizite u arrit pajtueshmëri për shkëmbimin e studentëve nga UPZ dhe Universiteti Ca’ Foscari di Venezia, në veçanti atyre të programeve studimore të ekonomikut; Krijimi i një “Joint Diplome”(Diplomë e përbashkët) me këtë universitet e në veçanti për programin Master në Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore; Ardhjen në UPZ të disa profesorëve nga Universiteti Ca’ Foscari di Venezia për mbajtjen e një cikli ligjëratash; Studimet PhD për stafin e

UPZ në Universitetin Ca’ Foscari di Venezia; Aplikim të know-how që është krijuar/ndërtuar në shekuj të tera në Universitetin e Venedikut, në Universitetin e

Prizrenit si realitet mw i ri por me një strategji afatgjate të konsoliduar dhe ambicioze.

Ndërkaq, ata fillimisht janë takuar me zv. Rektorin e këtij universiteti  Tiziana Lippiello dhe Tiziano Vescovi. Në këtë rast, rektori Vataj foli rreth të arriturave dhe sfidave të Universitetit “Ukshin Hoti” dhe për çështjet specifike që e karakterizojnë universitetin tonë. Edhe kryesuesi Gashi e elaboroi strukturën organizative të universitetit dhe mënyrën e menaxhimit të tij, dhe foli rreth punës që po bëhet për themelimin e fakultetit të ri në kuadër të UPZ-së. Rektori Vataj kërkoi që të konkretizohet bashkëpunimi me Universitetin Ca’ Foscari di Venezia e në veçanti rreth mundësisë së bashkëpunimit për programet e studimit “Joint

Diploma” në fushën e Turizmit dhe Trashëgimisë kulturore meqë edhe Prizreni është një qytet mjaft me vlera të larta kulturore. Kurse  zv.Rektorja Lippiello ofroi gatishmërinë për bashkëpunim rreth kësaj mundësie studimi. Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për shkëmbimin e studentëve, stafit akademik dhe aplikimin për projekte të përbashkëta shkencore.

Në fushën e shkëmbimit të studentëve parimisht u dakorduan që për çdo vit akademik nga UPZ të dërgohen 3-5 studentë të programeve nga fusha e ekonomisë për një semestër apo një periudhë kohore të caktuar në këtë universitet, ndërsa nga Universitetin Ca’ Foscari di Venezia gjithashtu të dërgohen 3-5 nga dega e gjuhës Shqipe për vizitë studimore në Fakultetin e Filologjisë pranë UPZ.

Gjithashtu u dakorduan që me kërkesën e UPZ të organizohet një seri e leksioneve nga profesorët e Universitetit Ca’ Foscari di Venezia për studentët e UPZ-së. Pas përfundimit të vizitës në Rektorat, vizita vazhdoi edhe në Fakultetin e Menaxhmentit ku patën rastin të takohen me Presidentin e kësaj njësie akademike, prof. Chiara Saccon dhe drejtorët e programeve prof. Giovanna Trevisan dhe prof. Giorgio Bertinetti, edhe nga u konfirmua interesimi për bashkëpunim dhe në parim u morën vesh që të finalizohet një marrëveshje në lidhje me pikat e sipër përmendura.

Në fund Rektori Vataj i falënderoj për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga ta si dhe i ftoi për një vizitë në UPZ ku edhe do të finalizohen këto çështje.
Sigurisht që UPZ, në kuadër të këtij bashkëpunimi që veç po starton, do të ketë benefite të mëdha në një afat të shkurt/mesëm dhe sidomos në strategjinë afatgjate.

Më Shumë

Ballkani shkëputet në krye të tabelës

Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani është shkëputur në krye të tabelës pas fitores...

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi...

Lajmet e Fundit