Hasani të tërhiqet nga Komisioni i Venedikut!

Kosova në Komisionin e Venedikut përfaqësohet nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ndaj të cilit në korrik të këtij viti është ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”.

Prandaj, ekspertët e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se përfaqësimi i Kosovës në Komisionin e Venedikut nga Hasani është jodinjitoz.

Ata thonë se Hasani duhet të tërhiqet nga ky post, pasi, sipas tyre, mbajtja e një pozite kaq të rëndësishme nga një person i cili ka probleme me ligjin e dëmton imazhin e Kosovës.

Megjithatë, kjo duket e pamundur pasi Hasani ka edhe rreth tri vjet mandat në atë Komision, ndërsa Statuti i Komisionit të Venedikut specifikon se mandati i përfaqësuesve të shteteve në këtë Komision përfundon nëse ata e ofrojnë dorëheqjen e tyre apo nëse Komisioni vlerëson se ata nuk janë në gjendje që ta kryejnë detyrën.

“Mandati i anëtarëve mund të përfundojë vetëm nëse ata ofrojnë dorëheqjen e tyre ose në qoftë se Komisioni vëren se anëtari në fjalë nuk është më në gjendje apo i kualifikuar për ta ushtruar funksionin e tij”, thuhet në Statutin e këtij Komisioni../zeri/

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit