Qeriqi: Vendimi i Qeverisë i vonuar, shumë veteranë u vetëvranë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel se vendimi për pagesën e veteranëve të UÇK-së, është shumë i vonuar dhe se Qeveria e Kosovës nuk mund të mburret me një vendim të tillë, pasi sipas tij, shumë veteranë kanë bërë vetëvrasje nga kushtet e rënda që kanë pasur.

Ai mendon se kjo është dashur të ndodhmenjëherë pas luftës.

“Është një vendim i vonuar, është dashur të pritet shumë. Mendoj që nuk është për tu lavdëruar se është bërë një punë, nuk është për tu mburrur. Është dashur që menjëherë pas luftës të merren dhe të zgjidhet ky problem. Kemi raste të vetëvrasjeve të veteranëve, familjet e tyre jetojnë në një gjendje të mjerueshme. Shumë veteranë të dëshpëruar u dashtë të ikin jashtë vendit për një jetë më të mirë”, tha Qeriqi.

Ai theksoi se ka pasur takime të vazhdueshme me qeveritarë të cilët i kanë thënë se arsyeja e këtyre vonesave ka pasur të bëjë me pengesë nga ndërkombëtaret dhe me mungesë të mjeteve.

Intervistën e plotë mund ta ndiqini në videon e mëposhtme.

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit