11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Sot artistët shqiptarë kanë ulur flamurin në gjysmështizë!

Është shuar diçka brenda nesh, diçka që e patëm, e që e deshëm aq shumë.

Kishe mbetur vetëm në njërën nga tavolinat e kafenesë “Rizoss” të Shtutgartit, në shtatorin e vitit 1995, aty ku mblidheshim për tu nisur udhëve të pafundme të Evropës me koncertet tona.

Të gjetëm me dy shishe birrë “Bavaria” mbi tavolinë, sikur prisje mikun tënd më të mirë, të kuvendoje me të, të çmalleshe me të. Por, që do, Cima nuk pinte, as Mahmut Ferati, as edhe unë nuk pimë gjë tjetër pas një loje futbolli, përveç ujit. Na urdhërove pranë si gjithmonë, kësaj radhe duke na pyetur për televizorin e Rizossit, se çfarë firme ishte?! – Lere firmën, mjafton se është me ngjyra, thamë të tre si një zë, derisa ti pëshpëritje “bota ka shpikur ngjyrat, por mendjet e të shumtëve ende funksionojnë bardhezi”. – Shtutgarti ka televizorë më të mirë se ky, nesër do ta blej, por sonte të gjithë kanë shkuar të flenë, ngrihu, të tha Cima, – nesër e kemi koncertin larg, e ne duhet të jemi të çlodhur para publikut. – Pa më treguar Rizossi, pse unë e kam ende televizorin pangjyra, nuk ngrihem nga kjo karrige, the, me këmbëngulje?!

E di, e bardha dhe e zeza rëndonte fort shpirtin tënd.

Cimës nuk i bënin këmbët të ikte pa ty, por edhe tek ti fjala e mikut tënd më të mirë përfillej pa mëdyshje. – Nëse vdes në vitet e errëta të Kosovës, qamëni dhe shteruni duke qarë; nëse vdes në ylberin e ngjyrave të Kosovës, atëherë nuk dua lot, ishte fjala jote e fundit e asaj nate në Shtutgart.

Të nesërmen koncerti i madh i Hamburgut. Salla e tejmbushur me bashkatdhetarë të dëbuar dhunshëm, të mërguar përkohësisht, a përjetësisht, nuk dinim atëherë! Ne këngëtarët ngjiteshim në skenë një nga një, nën duartrokitjet dhe lotët e bashkatdhetarëve plot përmallje. Unë duhet të këndoja herë para teje, herë pas teje, kjo varej nga ti. Ti e dije më mirë se të gjithë, se si duhej të mbyllej koncerti.

Magjia jote miku im, ngrinte lotin në buzë të çdo kujt që përvëlohej nga këngët tona. Fytyrat u merrnin më shumë dritë, sytë më shumë shkëlqim, zemrat më shumë dashuri.

Magjia jote miku im, elektrizonte edhe ajrin e hapësirës së sallës.

Ti fluturoje në qiellin blu brenda nesh. Ti na i mbushje minutat me aq buzëqeshje, sa na bëje ta ndjejmë jetën e të luftojmë për të. Ti, me artin tënd, na e shfaqje të pazakonshmen përballë të zakonshmes bardhezi, përballë errësirës që pllakoste dheun tënd të cilin e deshe mbi gjithçka. Me ty, të gjithë ne krijonim fantazinë e një jete plot buzëqeshje.

Misioni yt ishte dashuria, lumturia, paqja për të gjithë.

Më fal për këto dy pika lot, o miku im Artist.

Paqe për shpirtin tënd./Shkruan: Ilir Shaqiri/Kosovarja/

Më Shumë

Dy vëzhgues të zgjedhjeve sulmohen verbalisht në Prizren, policia jep detaje

Dy vëzhgues të zgjedhjeve janë shoqëruar pasditen e sotme në polici, pasi që të njëjtit janë sulmuar verbalisht mes njëri-tjetrit. Kështu ka bërë të ditur...

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

45 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit