10.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Përfundon Panairi i Librit në Tiranë, jepen çmimet

Ka përfunduar në kryeqytetin shqiptar Panairi i Librit, që sivjet shënoi edicionin e 18-të. Në këtë panair pesë ditor në Tiranë u prezantuan 100 shtëpi botuese, vendëse e të huaja.

Në përfundim të kësaj ngjarjeje juria e sivjetme e panairit, në përbërje të Diana Kastratit, Lili Sulajt, Alfred Lelajt dhe Gëzim Qendros, dha edhe çmimet.

Çmimi për autorin më të mirë të vitit 2015 i takoi shkrimtarit Parid Teferiçi, për vëllimin me poezi “Largësi ideale”, çmimi për përkthimin më të mirë iu dha shkrimtares Mira Meksi për shqipërimin e romanit “Identiteti” të autorit Milan Kundera, çmimi për letërsinë për fëmijë i ka shkuar autorit Shkëlzen Zalli për librin “Kurora me banane” dhe çmimi “Fan Noli”, që u dha me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së këtij krijuesi dhe veprimtari të njohur, ka shkuar për përkthyesin Shpëtim Çuçka me motivacionin “Për një punë dhjetëra vjeçare, plot pasion e seriozitet të rrallë profesional, për talentin e veçantë për prurjen në një shqipe të pasur të shumë autorëve dhe veprave nga gjuhë klasike e moderne”.

Tema e sivjetme e panairit ishte “E ardhmja e librit digjital në Shqipëri”.

Shoqata e Botueseve Shqiptarë organizon Panairin e Tiranës që nga viti 1998, panair që njihet si aktiviteti më i madh vjetor për librin, duke shënuar rritje nga viti në vit.

Më Shumë

Dardanët kërkojnë fitore në Prizren, Kosova përballë Sllovakisë në rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zbresë sërish në parket për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, ku përballë do të...

Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, ka një porosi për vizitorët: Shkoni në Rahovec

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputeti kanadez Kyle Seeback ka shprehur urimet e tij dhe lidhjen e veçantë me vendin. Seeback ka...

Lajmet e Fundit