20.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Profesorë nga Shqipëria mbajtën ligjërata në UPZ 

Profesorë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës të mërkurën kanë mbajtur ligjërata për studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në kuadër të konkretizimit të bashkëpunimin në mes të dy institucioneve të arsimit të lartë. Prezent më këtë rast ishte edhe Qemal Minxhozi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë. Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj i falënderoi për kontributin profesorët nga Shqipëria ndërsa veçanërisht falënderoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë për vizitën.

Ambasadori i Shqipërisë, Minxhuzi ndërkaq në fjalën e tij theksoi se Kosova nuk mund të konceptohet pa Prizrenin që është qendra e historisë kombëtare shqiptare. “Prizreni ofron mundësi të zhvillimit të agrobiznesit që është i lidhur me turizmin dhe trashëgiminë dhe drejtpërdrejtë me mirëqenien”.

Ligjëratë mbajti Bahri Musabelliu Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në UB të Tiranës, i cili njoftoi studentët e UPZ për gjendjen e ekzistuese të këtij fakulteti dhe rëndësinë që ka.

Kurse Maksim Meço zvv.Dekan, mbajti ligjëratë mjaft përmbajtjesore me temën: Agrobiznesit si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit – në fokus të veçantë Kosovës. Pjesë e delegacionit ishin edhe Kapaj Udhëheqës i Programit të Doktoratës dhe Remzi Keço mësimdhënës në këtë universitet.

Më Shumë

Në Restelicë të Dragashit ndërtohet Magazina e Mbeturinave

Më shumë se 4 mijë banorë do të jenë përfitues të këtij projekti. Në Restelicë të Dragashit sot u bë pranim-dorëzimi i Magazinës së Mbeturinave,...

Mbi 60 aksidente gjatë 24- orëve, policia shqipton mbi 2.500 gjoba trafiku

Policia e Kosovës, në raportin e saj të 24-orëve ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur mbi 60...

Lajmet e Fundit