14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Këshilltarët e Prizrenit kërkojnë lirimin e Artan Abrashit, jo edhe ata nga LDK-ja

Këshilltarët e Lëvizjes Vetëvëndosje në Kuvendin e Prizrenit, sot kanë mbledhur nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit ku kërkohet lirimi nga masa e paraburgimit të shefit të GK të LVV-së, Artan Abrashi, i cili është arrestuar nga policia gjatë protestave të opozitës në Prishtinë.

Kuvendari i LVV-së, Arbër Rexhaj, njoftoi me këtë rast se 24 kuvendarë e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për këtë kërkesë të LVV-së, të cilët i ka falënderuar, por ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është përkrahur nga këshilltarët e LDK-së, të cilët sipas Arbër Rexhajt, kolegun e tyre nga opozita duan ta shohin në burg.

Lidhur me këtë, ka reaguar shefja e GK të LDK-së, Mybera Mustafa, e cila tha se dokumenti për vënien e firmosjes për lirimin e Artan Abrashit atyre i është dhënë gjatë kohës së mbajtjes së seancës së sotme të Kuvendit të Prizrenit, dhe kjo gjë ishte arsyeja e mospërkrahjes së kësaj kërkese.

Ndërkaq, Arbër Rexhaj, tha se lidhur me kërkesën e LVV-së janë njoftuar qysh para seancës strukturat e LDK-së, por një gjë e tillë nuk gjeti përkrahje nga ju, ishin fjalët me të cilat i’u drejtua ai kuvendarëve të LDK-së.

Ndryshe, gjatë leximit të emrave të këshilltarëve që e kanë nëshkruar këtë kërkesë të LVV-së, figuronin nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të Kuvendit nga pozita dhe opozita, përveç atyre të LDK-së. /Tv Prizreni

Keshilltaret nenshkruajne per lirimin e Artan Abrashit Keshilltaret nenshkruajne per lirimin e Artan Abrashit1

Më Shumë

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

Përurohet Dhoma e Kontaktimit në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë

Në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë është përuruar Dhoma e Kontaktimit, një projekt që synon forcimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e interesit...

Lajmet e Fundit