8 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Dashuri në kohë lufte

Disa nga librat më të mirë në historinë e letërsisë janë ata për luftën. Ngjarjet e vendosura në sfondin e fushëbetejave, ku historia përzihet me fiksionin dhe romancën, gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit.

Disa nga historitë më të bukura në kohë lufte.

“Odiseja” – Homeri

E nisim me klasikët, me atë që të gjithë e njohin si mit, por pak e lexojnë të plotë. Libri tregon udhëtimin e Odisesë në Itakë, pas përfundimit të luftës së Trojës. Një burrë kthehet në shtëpi pas viteve të tëra në luftë e udhëtim, për të zbuluar se shtëpia nuk është më ajo që ka qenë, që e shoqja nuk është më ajo që ka lënë dhe ai vetë nuk është më ai që ishte kur u largua.

“Për kë bien kambanat” – Ernest Hemingueji

Amerikani Robert Jordan u bashkohet forcave antifashiste në Spanjë gjatë luftës civile. Në mes të luftës ai rizbulon pasionin për jetën nëpërmjet marrëdhënies me Marian. Një grua e re spanjolle. Një roman klasik mbi luftën, bazuar në eksperiencën e vetë autorit si reporter lufte. Një libër ku ndihet dashuria për jetën, me gjithë bukurinë dhe dhimbjen që e shoqëron.

“Testamenti i rinisë” – Vera Brittain

I cilësuar si klasik dhe një nga librat më të vlerësuar të letërsisë angleze në shekullin XX. “Testamenti i rinisë” është një libër ndryshe mbi luftën, parë nga këndvështrimi i një gruaje.,Një libër i fuqishëm mbi impaktin e Luftës së Parë Botërore në jetën e një gruaje dhe të dashurve të saj. Në qendër të librit është historia e dashurisë së autores dhe rënia në luftë e të fejuarit dhe vëllait të saj.

“Vajza e postës” – Stefan Cvajg

Ngjarjet e romanin janë vendosur në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Varfëria e tejskajshme, pasojat e drejtpërdrejta të luftës, diktojnë jetën e personazheve. Dy të rinj të dashuruar – një veteran lufte dhe një vajzë që punon në zyrën e postës – enden nëpër rrugët e Vjenës, të dëshiruar për njëri-tjetrin dhe pa mundësi ekonomike për të gjetur një dhomë të hairit. /Botimeshqip

Më Shumë

Raportimi i kronikës së zezë, raportimi me ndjeshmëri – Mos rrezikoni hetimet, publikoni vetëm detajet dhe motivin?

Nga Musa Sabedini Po i referohem vetëm disa rasteve të fundit siç ishte vrasja e policit Muhamet Lika, të rastit tragjik të dizajnerit Festim Isufi...

26 vjet nga Beteja e Carralevës

Sot, në fshatin Carralevë, u shënua 26-vjetori i Betejës Heroike që u zhvillua gjatë luftës për liri, me një ceremoni përkujtimore në nderim të...

Lajmet e Fundit