5.3 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Hoxhaj zëvendëson Thaçin

Zgjedhja e zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në postin e presidentit mund ta rikthejë në krye të diplomacisë ish-ministrin Enver Hoxhaj. Mësohet se ai është kandidati më i mundshëm për ta marrë postin e kryediplomatit kosovar, i cili aktualisht drejton Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Burime të “Zërit” kanë thënë se janë disa opsione, por më i përafërti është opsioni i rikthimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, si pasues i Thaçit. “Në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, pas zgjedhjes së ministrit aktual, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Kosovës do të shkojë ish-ministri, Enver Hoxhaj”, ka thënë një burim brenda koalicionit qeveritar.

Gjatë kësaj kohe sa Kuvendi është në pushim para nisjes së sesionin pranveror, sipas burimeve të “Zërit”, po diskutohen edhe opsione tjera. E, njëra prej tyre është edhe ndërrimi i ministrave në kabinetin qeveritar.

Pas zgjedhjes së Thaçit në postin e presidentit, njëri nga opsionet e menduar është edhe emërimi i ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në postin e kryediplomatit, derisa PDK-ja ta marrë drejtimin e MPB-së. Mirëpo, ky opsion shihet si vështirë i realizuar.

Ende s’kemi folur në organet e partisë për emër konkret

Mirëpo, në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se ende nuk kanë biseduar në organet e partisë për emra konkretë, se kush do ta marrë drejtimin e diplomacisë kosovare pasi Hashim Thaçi të votohet për president të vendit.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për “Zërin” se së pari do të respektohet marrëveshja e koalicionit me të cilin do të zgjidhet kreu i PDK-së në postin e presidentit, pastaj do ta zgjedhin edhe njeriun e duhur për ministër të Punëve të Jashtme.

Më Shumë

Malisheva e Shoqata e Kërkim Shpëtimit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), Mentor Maloku, kanë nënshkruar një...

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Lajmet e Fundit