Turqit në Prizren: PDK-ja keq na ka mashtruar

OLYMPUS DIGITAL CAMERANënkryetari për komunitete i Komunës së Prizrenit, Orhan Lopar, pas katër vjetësh të bashkëqeverisjes në nivel lokal me Partinë Demokratike të Kosovës është shprehur i zhgënjyer me partnerët politikë për shkak të mospërmbushjes së pikave të marrëveshjes së koalicionit.

Ai thotë se me premtimin për dhënien e letërnjoftimeve dhe dokumenteve të regjistrimit civil në gjuhën turke PDK-ja i ka mashtruar njëherë turqit e Prizrenit dhe se të njejtën gjë nuk do të mund ta bëjë në të ardhmen.

“Pika e parë e marrëveshjes së koalicionit PDK-KDTP ka qenë dhënia e letërnjoftimeve dhe ekstrakteve të lindjes në gjuhën turke. Për fat të keq kjo pikë e marrëveshjes nuk është realizuar. Ndërkohë dy vjet më parë ne kemi realizuar një peticion, kemi grumbulluar nënshkrime, i kemi dorëzuar ato te institucionet, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. Nëse kjo ka qenë lojë për të marrë votat e turqve në Prizren, atëherë i bie se PDK-ja keq na ka mashtruar”, ka thënë Lopar, shkruan Koha Ditore.

Ai ka theksuar se në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë i ri në politikë dhe e pranon se gjatë katër viteve të kaluara ka marrë mësime të shumta.

“ Nuk do të mund të na mashtrojnë përsëri” ka deklaruar Lopar. Ai ka fajësuar edhe turqit të cilët sipas tij, nuk kanë bërë sa duhet për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit