Te presidentja, vetëm për zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka paralajmëruar vazhdimin e takimeve me krerët partiakë për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend.

Megjithatë, përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare thonë se kryetarët e këtyre subjekteve do të pranojnë të takohen me drejtuesit e koalicionit qeverisës vetëm nëse në rend dite do të jenë modalitetet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndryshe, sipas opozitarëve, takimet e organizuara nga presidentja Jahjaga janë të kota sepse nuk prodhojnë asnjë rezultat.

Zyra e presidentes ka bërë të ditur se Jahjaga do të vazhdojë angazhimin e saj për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës, por nuk tregon se kur do të thirret takimi tjetër i liderëve partiakë, pas atij që u mbajt të hënën.

“Presidentja Jahjaga do të vazhdojë angazhimin e saj për dialog ndërmjet partive politike parlamentare për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentes. /Zëri

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit