19.2 C
Prizren
E hënë, 5 Maj, 2025

Oferta e PDK’së për Opozitën s’parasheh zgjedhje të reja

Zyrtarët e PDK’së kanë thënë se oferta për Opozitën nuk parasheh edhe zgjedhje të reja. Kanë thënë se është ide për bisedime dhe marrëveshje për të stabilizuar Shtetin. Nënkryetari Adem Grabovci ka thënë se për këtë nismë të Kryetarit të Partisë do të njoftohet edhe Partia e Isa Mustafës.
Ideja e PDK’së për një ofertë serioze në drejtim të Opozitës nuk parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kjo është përgjigje e Nënkryetarit të PDK’së, Adem Grabovcit, i cili është edhe Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në një deklaratë për Gazetën Express, Grabovci, ka thënë se qëllimi i kësaj oferte është të arrihet një marrëveshje për të stabilizuar Shtetin.

Mirëpo, ky udhëheqës i PDK’së ka thënë se oferta për Opozitën s’ka paraparë edhe mbajtjen e zgjedhjeve para afatit kushtetues.

“Zgjedhjet të reja nuk nënkupton ky propozim”, ka thënë Grabovci, për Express.

Zyrtarët e LDK’së kanë thënë se nuk kanë kurrfarë njoftimi për propozimin e PDK’së. As për idetë konkrete që do t’i propozohen opozitës nga partneri i tyre i koalicionit.

Pavarësisht kësaj, Adem Graboci thotë se PDK do të konsultohet edhe me LDK’në kur të konkretizojnë propozimin për Opozitën.

“Njëherë është ide e Kryetarit e pastaj e bisedojmë edhe me partneret koalicionit. Qëllimi është me gjet gjuhë te përbashkët. Vetëm nënkupton të ulemi të bisedojmë bazuar në përgjegjësinë me stabilizu situatën”, ka shtuar ai.

Pavarësisht kësaj, partitë opozitare, kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave për të kërkuar largimin e Qeverisë PDK-LDK. Deri më tash, Opozita ka përdorë edhe gaz lotsjellës në Kuvend për të çuar përpara kauzën e tyre.

Sidoqoftë, Adem Grabovci thotë se dhuna dhe presioni s’duhet të jetë mjetë për arritjen e qëllimeve politike.

“Atë që mund të them si Parti mjet për zgjidhjen e dialogun dhe kurrsesi nuk mendojmë që mjet i zgjidhjes s problemeve është dhuna dhe presioni ndaj njëri tjetrit. Duhet të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo ide është e Kryeçarit. Ai mund të diskutojë dhe sqarojë më shumë rreth kësaj ideje”.

Opozita po kërkon zgjedhje të reja, ndërsa, Presidenti në ardhje kishte thënë se nëse partitë merren vesh për datën e zgjedhjeve, ai do t’i shpallte ato.

Ndërkohë, për mundësinë e zgjedhjeve të reja kishte folur edhe Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. Kishte thënë se në zgjedhje të reja shkohet vetëm nëse për këtë vendos LDK dhe askush tjetër.

“Këtë vend në zgjedhje e çon veç LDK dhe s’ka asnjë individ e parti politike tjetër. Pa LDK-në, nuk ka as zgjidhje as zgjedhje. Kudo që është LDK, aty ka sukses”, kishte shkruar Haziri, në FB.

Sidoqoftë, Kadri Veseli kishte thënë se beson se Opozita do ta pranojë ftesën e PDK’së për marrëveshje.

“Me marrëveshje janë bë pavarësia dhe shumë interesa të vendit, andaj jam optimist se opozita do ta pranoj ftesën”, kishte thënë ai.

Më Shumë

Prizreni nuk ndalet – fiton pastër ndaj Vllaznisë në rrugën drejt Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Vllaznisë së Pozheranit me...

Zhduket një grua në Gjonaj të Hasit

Një grua është zhdukur në fshatin Gjonaj të Hasit. Rasti është raportuar në polici nga djali i saj. “Ankuesi, një shtetas kosovar, ka raportuar se nëna...

Lajmet e Fundit