7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Shkëlqimi dhe rënia e Sllobodanit

slobodan-petroviqPërfundimi i mandatit të Qeverisë së Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të ardhshme lokale e nacionale sipas të gjitha gjasave do të jetë “fatal” për njërin prej serbëve më të pushtetshëm në Kosovë, Sllobodan Petroviq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe ministri i Pushtetit Lokal, Petroviq, përgjatë qeverisjes së dytë të kryeministrit Hashim Thaçi ka për? tuar jashtëzakonisht shumë nga marrja me politikë.

Asnjë nga politikanët serbë të Kosovës deri më tani nuk kanë arritur ta zënë postin e zëvendëskryeministrit, përpos Petroviqit.

Përveç dy pozitave personale që i ka në ekzekutiv, subjekti politik që ai e drejton, përkatë-sisht, Partia e Pavarur Liberale (SLS) udhëheq edhe me dy ministri të tjera, Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve, të cilën e drejton ministri Dalibor Jevitiç dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, që udhëhiqet nga ministri Nenad Rashiq, i cili së fundit është larguar nga partia e tij, por që vazhdon ta mbajë pozitën në fjalë, shkruan gazeta Zëri.

Përveç këtyre pozitave, liberalët serbë i kanë edhe disa poste zëvendësministrash në Qeverinë e Kosovës.

Falë gjindshmërisë së tij në një kohë kur serbët kosovarë kanë kundërshtuar pothuajse çdo gjë që ka “buruar” nga institucionet e Kosovës, SLS-ja është pjesë shumë e rëndësishme e politikës kosovare.

Kjo parti në zgjedhjet e fundit ka arritur të marrë tetë vende në Kuvendin e Kosovës, ose 14352 vota, gjegjësisht dy përqind e gjysmë të votave në nivel vendi.

Ky rezultat ka bërë që SLSja shpeshherë të jetë vendimtare në kalimin e ligjeve të caktuara

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Malisheva e nis mbarë stinorin pranveror

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin...

Lajmet e Fundit