Vulin kërcënon me bojkot të zgjedhjeve

Zgjedhjet-serbet nveriShefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbin është e papranueshme që fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë simbolet shtetërore të Kosovës, siç paralajmërohet nga Prishtina, duke potencuar se OSBE duhet të jetë neutrale ndaj statusit.”OSB-ja, ose do të jetë neutrale ndaj statusit, ose nuk do të ketë zgjedhje” , ka thënë Vulin.Ai, duke folur për televizionin shtetëror serb, ka thënë se Prishtina tash një kohë të gjatë shpreh frikë nga mundësia që serbët të marrin të gjitha të drejtat të cilat i kanë fituar me marrëveshjen e Brukselit, transmeton Telegrafi.

“Për të marrë pjesë në zgjedhje, serbët nuk duhet ta pranojnë shtetin e Kosovës dhe nuk janë të obliguar të bëhen shtetas të republikës së Kosovës. Marrëveshja është neutrale ndaj statusit dhe vetëm me ato kushte dhe pa kurrfarë simbolesh të shtetit të ‘paqenë’, serbët do të pranojnë listat zgjedhore “, ka thënë Vulin.

Reagimi i Vulinit vjen pas deklaratës së kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, se fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të kenë simbole shtetërore të Kosovës dhe se OSBE-ja do mbledhë votat në ato vendvotime në veri, ku KQZ nuk ka qasje.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit