Prizren: Aktakuzë ndaj shtetasit turk për krim dhe kontrabandim me migrantë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurit, O. A., shtetas turk, për veprat penale: Kontrabandim me migrantë dhe Krim i organizuar.

Sipas aktakuzës i pandehuri dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i cili është marrë me kontrabandim me migrantë të shtetasve turq, ku përmes Maqedonisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sllovenisë iu kanë mundësuar atyre hyrje në Itali dhe shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Në bazë të kërkesës së autoriteteve sllovene për transferim të procedurës penale në Kosovë ndaj të pandehurit O. A., Prokuroria Speciale e Kosovës ka miratuar kërkesën për transferim të procedurës penale, në përputhje me Ligjin 2011/04-L-031 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështje Penale të Republikës së Kosoves, ka zhvilluar hetimet dhe më pas ka ngritur aktakuzë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit