QUINT-i kërkon ministra kredibilë

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë dhe të Gjermanisë kanë mohuar të jenë të përfshirë në procesin e përzgjedhjes së ministrave të rinj në Qeverinë e Kosovës, pasi që, siç thonë ata, kjo çështje i takon ekzekutivit të vendit.

Megjithatë kanë theksuar nevojën që në postet ministrore të emërohen njerëz të kualifikuar dhe kredibilë, pasi, sipas ndërkombëtarëve, është përgjegjësi e ministrave që ta luftojnë korrupsionin dhe ta zhvillojnë ekonominë e vendit.

Zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, J. Michelle Shohn, ka thënë për “Zërin” se kjo Ambasadë vazhdimisht ka theksuar nevojën që njerëz kredibilë dhe të kualifikuar të emërohen në postet ministrore, megjithatë Shohn ka thënë se kjo Ambasadë nuk ndikon në procesin e emërimit të tyre. /Zëri/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit