Rritet komunikimi mes qytetarëve dhe gjykatës në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, sot i ka hapur dyert  e saj për të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të mësojnë më shumë për Gjykatën e tyre.

Komunikimi i qytetarëve me shërbyesit e drejtësisë është një parakusht për krijimin e besimit në drejtësinë që ndahet në këtë gjykatë dhe e mban të informuar gjykatën për kërkesat që kanë qytetarët.

Vizita kishte për qëllim të nxisë komunikimin më të besueshëm mes qytetarëve dhe Gjykatës Themelore në Prizren dhe tu mundësoj atyre të njihen për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Qytetarët  u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga gjyqtari i Krimeve të Rënda  i cili  është anëtari i KGJK Skender Çoçaj, si dhe zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj.

Prezantimet  fillestare  u pasuan me diskutim me qytetarët  dhe përfaqësuesve të gjykatës . Ndër të tjera u diskutua për kërkesat, nevojat dhe shqetësimet që kanë të dyja palët në raport me gjykatën dhe drejtësinë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit