14.2 C
Prizren
E diel, 28 Shtator, 2025

Clinton: Trump nxiti dhunë me komentin për armëmbajtësit

Kandidatja presidenciale demokrate në SHBA, Hillary Clinton, e ka kritikuat fuqishëm kundërshtarin e saj republikan, Donald Trump për nxitje të dhunës me deklarata të pamatura rreth të drejtës kushtetuese për armëmbajtje.

Komentet e bëra nga Trump më 9 gusht bënin thirrje për aktivistët që lobojnë për të drejtën e mbajtjes së armëve që ta ndalojnë Clintonin për të emëruar gjykatës liberal në Gjykatën Supreme. Ky koment është dënuar dhe ka vazhduar të trondis përkrahjen për Trumpin nga zyrtarë të lartë të partisë republikane.

Clinton iu ka thënë përkrahësve më 10 gusht se komenti i Trump nxiste dhunë.

Trump, nga ana tjetër është munduar të sqarojë komentin e bërë gjatë një interviste televizive duke thënë se ka bërë thirrje për veprim politik, jo fizik kundër Clinton.

Kandidati republikan i cili ka bërë shumë deklarata bombastike gjatë fushartës së tij, vazhdon të qëndrojë shumë prapa Clintonit në sondazhet e kryere, duke nxitur kështu shqetësimin e liderëve republikanë që dyshojnë në temperamentin e Trumpit.

Një ditë pas komentit që u vlerësua si nxitës i dhunës ndaj rivales, Clinton, Donald Trump bëri një koment tjetër që gjithashtu shkaktoi habi duke thënë se Presidenti Obama është themelues i grupit ekstremist, Shteti Islamik.

“Në shumë mënyra, e dini, ata e nderojnë Presidentin Obama. Ai është themeluesi i ISIS”, ka thënë Trump.

Më Shumë

Malisheva fiton me përmbysje

Malisheva arriti fitore me përmbysje të rezultatit para tifozëve të saj, duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 3:1, raporton PrizrenPress. Ferizaj kaloi në epërsi me...

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

Nga Gjakova në Prizren, me zemër të hapur dhe mendje të ndritur. Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini – një grua që ka ndërtuar jetën e saj mbi...

Lajmet e Fundit