15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Policia gjermane ndalon autobusin nga Kosova, shoferët që katër ditë pa pauzë

Katër ditë e net pa u ndalur kanë vozitur me autobusin e tyre dy shoferë kosovarë në relacionin Kosovë-Gjermani, derisa i kanë ndaluar autoritetet gjermane afër Karlsruhe-s pasditen e së mërkurës.

Autobusi sapo kishte mbërritur në stacionin e Karlsruhe-s dhe do të nisej menjëherë për në Kosovë me hipjen e udhëtarëve, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë gjermane, shkruan albinfo.ch.

Pas një kontrollimi të bërë, policia ka konstatuar duke parë dokumentet se dy shoferët po udhëtonin prej katër ditësh pa asnjë pauzë.

Për më tepër, ata e kishin ndërmend të vazhdonin me këtë ritëm rrugën edhe më tej për në Kosovë.

Natyrisht, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që policia ka ndaluar dy shoferët, 53 dhe 56 vjeçar.

Për shkakun se ndërmarrja e autobusëve në fjalë kishte rënë në sy edhe më parë me parregullsi të tilla, pronari i saj duhet të paguajë një gjobë prej 4000 eurosh. Madje, ka mundësi që Zyra Federale për Trafik t`ua japë edhe një dënim tjetër me të holla. /albinfo.ch/

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

Lajmet e Fundit