Demarkacioni, kështu si është, nuk bën të kalojë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës t’i thonë jo versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se deputetët e kanë obligim ta ndërpresin esato-zogizmin për faljen e tokave shqiptare.

Krasniqi ka deklaruar se çdo formë e presionit që mund të ushtrohet mbi deputetët është antiligjore dhe antikushtetuese.

Sipas tij, është tepër e frikshme që kryetari i shtetit dhe kryeministri i kanë mbyllur sytë dhe veshët ndaj çfarëdo argumenti që është prezantuar nga ekspertët e pavarur për demarkacionin.

Krasniqi ka folur edhe për protestën e 1 shtatorit, për të cilën thotë se është thirrur njëanshëm.

Ai ka thënë se dalja nga kjo situatë do të ishte rishqyrtimi i kësaj çështje nga një komision i ri, i përbërë nga ekspertët e pavarur

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit