20.9 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Qeverisë i ka skaduar legjitimiteti

Dështimi i ratifikimit të Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës është një tregues i kapitullimit të kësaj Qeverie. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët e fushës së politikës, të cilët kanë thënë se moskalimi i Demarkacionit dëshmon se pushtetarët jo vetëm që nuk i kanë qytetarët pas vetes, por për më keq, tashmë edhe zërat brenda vetë këtyre partive të koalicionit në pushtet janë kundër tyre. Prandaj, vazhdimi i kësaj qeverisjeje është vetëm një agoni për qytetarët dhe vendit i duhet një forcë e re politike, si një lëvizje kombëtare për ta shpëtuar Demokracinë dhe për ta kthyer dinjitetin e qytetarëve të vendit, si dhe besimin në një shtet demokratik e ligjor.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot”, ka thënë se kjo strukturë politike, PDK&LDK do të mbahet në mend si koalicioni më i keq që ka pasur ndonjëherë Kosova, ngase udhëheqësit politikë janë treguar të pamëshirshëm ndaj proceseve dhe reformave, për të cilat kishte nevojë Kosova. “Moskalimi i Demarkacionit është vetëm një sinjal për të shpresuar se ndoshta udhëheqësit partiakë do të reflektojnë nga vetja, nga anëtarësia, si dhe nga elektorati i tyre, gjersa në anën tjetër po të kishte moral ndonjëri nga politikanët e Kosovës dikush duhej të jepte dorëheqje për rastin e Demarkacionit sikurse që duhet dikush të pranojë fajësinë për moskalimin e këtij procesi, i cili lidhet ngushtë me karrierën politike dhe me fatin e tyre. Por, politikanët tanë nuk janë britanik për të pasur një grimcë dinjitet e një trohëz marre në fytyrën e tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se qytetarët e Kosovës si asnjëherë më parë janë në amulli pasi edhe zërat kundërshtues brenda partive politike si dhe opozita janë të brishta dhe nuk janë aq të fuqishme për të ndikuar në rënien e Qeverisë.

Reformim rrënjësor nëpër parti Dibrani shprehet se sa më herët që të shkojë kjo Qeveri, aq më mirë do të bëhet për Kosovën. Më tej, Dibrani ka nënvizuar se si asnjëherë më parë brenda PDK-së dhe LDK-së ka pasur deputetë, të cilët i kanë thënë jo Demarkacionit e kjo, siç tha, jep shpresën se më në fund po kthjellen dhe zgjohen qytetarët dhe deputetët si zëri i popullit në vendimmarrje.

“Por, shtyrja e Demarkacionit nuk duhet ta hamend qytetarin dhe as opozitën, ngase ata duhet kundërshtuar deri në rënien përfundimtare të kësaj kaste politike, e cila është shumë e dëmshme për Kosovën. Ndërsa sa i përket mundësisë për krijimin e një force të re politike nuk shpreson se do të kishte sukses, por sa i përket asaj se a ka pasur mundësi për reforma të brendshme e substanciale nëpër partitë politike, kjo nuk do dyshim, pasi shumica e liderëve partiake, madje edhe kryetaret e degëve në rrethe janë të zgjedhur në mënyrë antidemokratike me votim të hapët dhe vetëm me një kandidat.

“Prandaj, duhet të insistohet për një reformim rrënjësor, ku fjala ndryshe dhe konkurrenca lejohet brenda në parti, kurse të gjithë funksionarët e dështuar duhet të largohen nga partia dhe të mos e përfaqësojnë partinë në cilësinë e deputetit. Po ashtu duhet të largohen nga listat zgjedhore të gjithë ata që kanë rënë në kundërshtim me ligjin apo që janë duke u hetuar sepse nuk përparohet vendi me njerëz që jetojnë nën frikën e arrestimit të mundshëm. Por, mundësitë e veprimit në këtë aspekt janë të mëdha vetëm se kërkohet forcë dhe vullnet për tu organizuar”, është shprehur Dibrani.

Më Shumë

Në gjurmë të gazetarisë dhe publicistikës së Sami Frashërit – Nga Prof. Hamit Boriçi

1. Sami Frashëri, një nga ideologët e Rilindjes Kombëtare, përpara se t’u hynte veprave madhore të kulturës osmane dhe turke ka ushtruar fletorarizmin si drejtues...

Do të heshtim të pafuqishëm për djalin tonë të pafat

Nga Edmond Tupja Gesi nuk kupton gjithçka, Veç i sigurtë është për diçka: E di që përherë në shtëpi ka Një nënë, një baba. Që të pavdekshëm kujton Se i...

Lajmet e Fundit