15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Edita, shko n’shpi!

Deklarata e para ca ditëve nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, se në bisedimet me Beogradin ishte arritur marrëveshja për reciprocitet për tabelat e veturave, e cila deklaratë u demantua nga BE-ja, ka ngjallur reagime të ashpra nga analistët dhe njohësit e kësaj fushe, por edhe nga opozitarët, të cilët kanë thënë se rasti në fjalë, por edhe veprimet e tjera të kësaj qeverisje po argumentojnë mostransparencën, joparimësinë dhe mashtrimin e madh në raport me qytetarin e Kosovës nga i cili e ka marrë votën, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Ata shprehen se ky koalicion qeveritar është ndërtuar përmes mashtrimeve më makabre dhe të paimagjinueshme, e këtë e tregon edhe rasti i fundit i ministres Tahiri, e cila u përpoq ta mashtrojë opinionin. Kjo nuk është hera e parë që Qeveria mashtron qytetarët. Nisur nga kjo këtyre qeveritarëve u ka humbur kredibiliteti për të negociuar me Serbinë, duke e degraduar edhe vetë dialogun.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se që nga ardhja e koalicionit paszgjedhor PDK-LDK në pushtet, e që ka dy vjet që qeveris shtetin, në raport jo vetëm me Serbinë në bisedimet e Brukselit, por dhe në tjera aspekte të qeverisjes ka argumentuar, siç tha, me veprimet e veta mostransparencën dhe joparimësinë në raport me qytetarin e Kosovës nga i cili e ka marrë votën.

“Ky është koalicion i korrupsionit, i papërgjegjshmërisë qeverisëse, i mashtrimeve etj. Andaj, edhe rasti i Edita Tahirit, e cila tentoi ta mashtrojë opinionin kinse për marrëveshjen për targat me palën serbe dhe pas pak orësh BE-ja e demantoi atë dhe e demaskoi mashtrimin e saj, tregon më së miri se është koalicion i mashtrimeve ndaj shumë çështjeve që i përkasin qytetarit dhe ndaj interesit të tij”.

Së këndejmi, Kelmendi ka nënvizuar se njësoj kanë qenë mostransparentë edhe ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel me atë për Asociacionin e komunave serbe, ku, siç tha, për sa kohë kanë mashtruar opinionin për atë marrëveshje, derisa nuk e rrëzoi Kushtetuesja, duke gjetur 24 nene në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Në anën tjetër, kështu e kanë mashtruar opinionin edhe për marrëveshjen e demarkacionit dhe po vërtetohet se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe territorin e saj, duke ia humbur asaj më shumë se 8.000 hektarë territor”, u shpreh Kelmendi. /Kosova Sot/

Më Shumë

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit