13.2 C
Prizren
E premte, 23 Maj, 2025

Mos luani me kategoritë e luftës

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se është i papranueshëm kushtëzimi apo ndalja e pensioneve për kategoritë e luftës së UÇK-së, në këtë rast familjeve të dëshmorëve.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se, nëse Qeveria nuk e korrigjon gabimin, reagimi i shoqatave të luftës së UÇK-së do të jetë i ashpër.

“Kjo është e papranueshme dhe e kundërligjshme. Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës duhet t’i thërrasin mendjes dhe mos të luajnë me kategoritë e luftës së UÇK-së. Për një kohë të gjatë nuk është bërë asnjë përpjekje adekuate për t’i rregulluar të drejtat dhe beneficionet e kategorive të dala nga lufta. Marrja e një vendimi të këtillë është qesharak, i papranueshëm si dhe i kontribuon destabilitetit të vendit”, ka deklaruar Jashari.

Ai ka thënë se të drejtat e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së janë të përcaktuara me ligj të veçantë dhe, sipas Jasharit, Qeveria është e obliguar t’i përmbushë obligimet ndaj tyre.

“Qeveria e Kosovës nuk do të duhej as ta mendonte kushtëzimin e këtyre pensioneve, lëre më ta merrte një vendim të këtillë, sepse të drejtat e familjarëve të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve të luftës së UÇK-së janë të përcaktuara me ligj të veçantë. Prandaj Qeveria është e obliguar t’i përmbushë obligimet ndaj këtyre kategorive. Vendimi i fundit i Qeverisë, kinse për mungesë të buxhetit, është i papranueshëm. Nga dita e hënë do t’i fillojmë takimet me zyrtarët qeveritarë lidhur me këtë çështje”, ka treguar Jashari.

Sipas tij, nëse Qeveria dyshon në numrin e veteranëve të luftës së UÇK-së, janë organet që duhet të merren me këtë çështje dhe se askush nuk është i paprekshëm kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjit.

“Procesi duhet të vazhdojë. Nëse kanë argumente se dikujt i është bërë e padrejtë ose janë fryrë listat, janë komandantët e zonave dhe vartësit e tyre që e kanë bërë verifikimin e tyre dhe ata do të përballen me ligjin. Mirëpo, deri më sot në komisionin qendror nuk më ka ardhur asnjë ankesë për këtë çështje. Qeveria dhe institucionet e tjera nuk e dinë më mirë numrin e veteranëve sesa komandantët e zonave dhe vartësit e tyre. Nëse ata kanë bërë shkelje, duhet të përgjigjen para ligjit”, ka theksuar Jashari. /Epoka e re/

Më Shumë

Suhareka vendos një pajisje inovative në zemër të qytetit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje teknologjike të avancuar në qendër të qytetit, duke sjellë një frymë...

Sonte finalja e gjashtë mes Trepçës dhe Bashkimit

Sonte nga ora 19:00, në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e gjashtë e serisë finale në Superligën e Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit,...

Lajmet e Fundit