Malisheva përkujton maturantët në 12 vjetorin e vdekjes tragjike

Sot, në “Lëndinën e lotëve”, aty ku janë të varrosur pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit “Abdyl Frashëri” ( tani “Hamdi Berisha”), në dymbëdhjetë vjetorin e vdekjes tragjike, janë përkujtuar dhe janë bërë homazhe, nga mijëra nxënës, qytetar e zyrtarë komunal.

“Edhe pas dymbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë për maturantët, që humbën jetën në lulen e rinisë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, gjatë homazheve.

Pikërisht në ora 14:14, mijëra qytetarë, nxënës, familjarë e zyrtarë të Komunës së Malishevës, kanë mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë bërë homazhe, për pesëmbëdhjetë maturantët e gjimnazit, të cilët, humbën jetën tragjikisht, më 14 tetor 2004, në ora 14:14, në Fushë Arrëz, të Shqipërisë, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri.

Kjo tragjedi, është edhe tragjedia më e rëndë e ndodhur në Kosovën e pasluftës, pasi humbën jetën pesëmbëdhjetë maturant, në lulen e rinisë, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga drejtori i arsimit, Avdi Morina dhe drejtor e zyrtarë tjerë komunal, kanë bërë homazhe në varrezat e maturantëve dhe e kanë ndarë dhimbjen me familjarët e tyre, që siç tha nënkryetari Mazreku, “edhe pas pesëmbëdhjetë viteve, dhimbja është e njëjtë, ndërsa kujtimi për ta, nuk do të harrohet kurrë”.

Në këtë tragjedi, e kanë humbur jetën këta maturant: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit