Fatmir Limaj: Zafir Berisha, do të jetë kryetar i Prizrenit

Nuk dyshon. Thotë se në vitin 2017-të, do të ndodhë ndryshimi në Prizren. Triumfues e sheh Zafir Berishën.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, kandidati i Nismës Zafir Berisha, do të jetë kryetar i Prizrenit.

“Nisma në krye me Zafir Berishën, nga viti i ardhshëm, do të drejtojnë Prizrenin”, thotë Limaj, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, bandat në pushtet, janë duke e keqpërdorë Prizrenin.

“Nuk do të lejojmë që Prizreni të keqpërdorët nga bandat”, thotë Limaj.

Zafir Berisha në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013, si kandidat i BD-së për kryetar të Prizrenit, pat marrë mbi 9 mijë vota. Pas këtyre votave, ai morri një ofertë goxha të majme nga ish-kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.

Thaçi i pat ofruar gjithçka Berishës vetëm ta pranojë të mbështesë Ramadan Mujën në garën e balotazhit me 1 dhjetor.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ndërkaq tregon se Nisma në Prizren, është zgjeruar.

“Prandaj edhe nuk do të mungojnë rezultatet”, shprehet Limaj.

Ai fton qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen Nismës.

“Ftoj qytetarët që t’i bashkohen Nismës. Ka ardhur koha që të ndryshojmë keqqeverisjen në Prizren”.

Sipas tij, pushtetarët janë kthyer në rrezik për vendin.

“Është koha e fundit që qytetarët të mobilizohen dhe të mos rrinë indiferent”.

Ndërkaq, Zafir Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien për t’u bërë kryetar i Prizrenit. Ai,tashmë e ka shpallur kandidaturën për kryetar të këtij qyteti.

Berisha shprehet i bindur se do të dalë fituese në Prizren, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Fitorja në këtë komunë, do të ndikojë që alternativa e Nismës të fuqizohet në të gjithë Kosovën”, thotë Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Lajmet e Fundit