Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet e procesit zgjedhor, duke bërë thirrje për votim dhe organizim qytetar.

Duke iu referuar të dhënave të daljes në votime deri në orën 11:00, Kryeziu ka thënë se ekzistojnë dallime të dukshme ndërmjet komunave shqiptare dhe atyre me shumicë serbe.

“E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje. Por shihni një herë shifrat e KQZ-së për daljen deri në orën 11:00. Në komunat shqiptare dalja është rreth 8-9%. Në komunat serbe është 17-18%. Pothuajse dyfishi”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo situatë nuk është e rastësishme, por rezultat i organizimit politik dhe institucional nga Beogradi, shkruan Telegrafi.

“Kjo nuk është rastësi. Kjo është organizim. Beogradi e ka vënë në lëvizje gjithë aparatin e vet, BIA-n, paranë, dhe rrjetet kriminale, vetëm e vetëm që Lista Serbe të hyjë në Kuvend si bllok i bindur: dhjetë deputetë të gjithë në shërbim të Beogradit”, ka deklaruar Kryeziu.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e qytetarëve që zgjedhin të mos marrin pjesë në votime, duke e konsideruar abstenimin si të pafuqishëm politikisht.

“Disa nga ju kanë vendosur të mos votojnë asnjë parti shqiptare, ndoshta edhe për arsye të shëndosha. E kuptoj. Por abstenimi nuk është protestë. Është një ulëse e lënë bosh, që dikush tjetër do ta mbushë për ty”, ka shtuar ai.

Në postimin e tij, Kryeziu ka përmendur edhe politikanin serb të Kosovës, Nenad Rashiq, duke e cilësuar si alternativë ndaj ndikimit të Beogradit.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“Ka një serb të Kosovës që nuk i përkulet Beogradit. Nenad Rashiq. Dhe pikërisht këtë Serbia po përpiqet ta zhdukë, sepse ai vërteton se besnikëria ndaj Beogradit nuk është e vetmja rrugë për një serb të Kosovës”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Kryeziu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime.

“Prandaj po e them thjesht: nëse je vendosur të mos votosh shqip, mos e dorëzo votën në heshtje. Dilni dhe votoni Nenad Rashiqin. Në këto zgjedhje, kjo është një nga votat më shtetërore që një qytetar i Kosovës mund të hedhë”, ka theksuar ai.

“Kosova nuk mbrohet vetëm me institucione. Mbrohet me organizim qytetar dhe me patriotizëm. Mbrohet edhe me votën që Beogradi nuk e priste”, ka përfunduar Kryeziu.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Lajmet e Fundit